Dasmorët e ngurosur në Kuklica

Kaloi muaji më i gjatë i vitit. Duke shikuar diellin i cili këtyre ditëve edhe pse me ‘dhëmbë’ është shoqëruesi ynë i vazhdueshëm, lirisht mund të them se pranvera  është afër. Pikërisht për këtë unë vlerësoj se është koha që të fillojmë të bëjmë  ‘must visit list’  apo ‘listën e vizitave’. Prandaj nëse ju duhet ide për shëtitje gjatë vikendit, propozimi im i parë është fshati Kuklica, afër Kratovës ku do të gjeni kukulla guri. Në rajonin e Osogovës, 8 kilometra në veriperëndim të Kratovës gjendet një nga bukurit e rralla natyrore në Maqedoni, Kuklica. Bëhet fjalë për artin e natyrës e cila është e vjetër mbi 50 mijë vjet, që ka ndodhur me erozionin vertikal të shkëmbinjve të butë vullkanik.

kuklica2

Lokaliteti  ‘Kukulla guri’ në fakt është një kompleks prej qindra figurave nga guri ku natyra ka krijuar kryevepër të çuditshme edhe për mendjen më kreative njerëzore. Qyteti i gurit Kuklica është vend ku figurojnë 120 shtylla të vogla guri dhe 15 shtylla më të mëdha.

kuklica3 kuklica1

Ata paraqesin vërtetë fenomen befasues natyrorë ndërsa janë krijuar nën ndikimin e erozionit dhe ndryshimeve klimatike që janë zhvilluar në të kaluarën në këtë teren. Për të huajt është i njohur si qyteti i gurit që e ndjek një legjendë interesante e cila nuk do të ju lë indiferent dhe do të bëj që ju ta vizitoni këtë lokalitet.

Legjenda thotë se shumë kohë më parë në fshatin Kuklica ka ndodhur një tragjedi e madhe. Djali te i cili një vajzë ishte e dashuruar shumë, ishte martuar me një tjetër. Vajza e dashuruar dhe e zhgënjyer i mallkoi të rinjtë. Kur erdhi dita e dasmës gjithçka dukej mirë, ishin mbledhur dasmorët, mysafirët e tjerë dhe argëtimi filloi. Në momentin kur puthen të rinjtë, mallkimi realizohet dhe gjithë dasmorët ngurtësohen. Dasmorët e ngurosur edhe sot dëshmojnë për zemërimin dhe dhimbjen e vajzës fatkeqe. Banorët lokal madje vendin e njohin si ‘Dasma e gëzueshme’, pasi dasmorët mbetën të buzëqeshur ndërsa çifti u shtang në përqafim.

kuklica5

Me pak fantazi, çdo vizitor mund t’i plotësoj zbrazëtirat në këtë tregim pasi nuk dihet çfarë ka ndodhur me vajzën që mallkoi. Vendasit thonë se të parët e tyre kanë tentuar ta shkatërrojnë mallkimin e vajzës së dashuruar por nuk kanë arritur.  Po ashtu tregojnë se në çdo 5 deri 6 vjet edhe në dy lokalitetet tjera, Mëhalla e Epërme dhe e Poshtme që janë të ndara me një kodër, mbin nga një figurë e re. ‘Më mbresëlënëse janë nusja dhe dhëndri të shoqëruar nga kunati dhe kunata. Ata janë më të mëdhenj dhe shohin njëri-tjetrin në sy’, thonë fshatarët.

kuklica4

Megjithatë duhet të theksohet edhe aspekti shkencor i cili është krejtësisht i kundërt. Shkencëtarët pohojnë se kukullat guri janë krijuar para se të ketë ndonjë popullatë në planet edhe atë nga erozioni vertikal i shkëmbinjve vullkanik.

kuklica_cover

Kratova gjegjësisht fshati Kuklica është i njohur sipas formave karakteristike erozive të quajtura piramida tokësore apo kukulla guri për të cilat shkencëtarët thonë se janë krijuar para 10 milion vitesh. Erozioni vertikal i shkëmbinjve vullkanik ka krijuar ‘kukulla’ më të larta se 10 metra të cilat sot dominojnë në mjedisin e butë. Gjatë kohës natyra prej tyre ka krijuar kryevepra të rralla.

kuklica6

Këto procese që filluan para dhjetë mijë vjet vazhdojnë edhe sot ashtu që disa piramida tokësore gradualisht po shkatërrohen ndërsa të tjera krijohen. Me këtë piramidat në mënyrë permanente e ndryshojnë formën e tyre. Ky proces është i ngadalshëm dhe nuk mund të vërehet për një muaj apo një vit. Fenomeni piramidat tokësore apo kukullat prej guri në botë  paraqesin ngjarje të rrallë dhe për krijimin e tyre nevojiten kushte të veçanta gjeologjike, gjeomorfologjie, klimatike dhe të vegjetacionit. Kjo ka të bëj në veçanti me dukuritë e theksuara dhe tipike si në Kuklicë. Prandaj ky lokalitet është i mbrojtur si rrallësi natyrore. Njëherit këtu nuk duhet të ndërmerren aktivitete që mund ta cenojnë lokalitetin apo formën individuale me të cilat mund të zvogëlohet vlera ambientale dhe pamja natyrore e hapësirës.

kuklica7

Fenomen natyror apo legjendë, vlerësoni vetë, megjithatë vendosni Kuklicën në listën tuaj të ekskursioneve pranverore gjatë vikendit.

Tekst dhe foto: Kristina Angelska

Comments