Byrek dhe simite të gatuara në kuzhinën tuaj

Duke jetuar larg Turqisë, më mungojnë shumë disa nga ushqimet e kuzhinës turke e në veçanti të ashtuquajturat ushqime rruge, ashtu siç u mungojnë ushqimet e shtëpisë shumë të tjerëve që jetojnë larg atdheut. Kur vendoseni në ‘shtëpinë e re’, ndjenja zëvendëson nevojën dhe dëshirën që t’i krijosh dhe ri përsëritësh  këto specialitete në shtëpinë e re.

burek i simit_cover

Një nga specialitetet e mia nga kuzhina turke është byreku, konkretisht brumërat e mbushura. Sipas traditës, për përgatitjen e byrekut duhet të përdorim brumë të freskët dhe të hollë dhe brumë në formë të letrës të quajtur jufka. Në Angli nuk ka jufka në dyqane por mund të gjeni zëvendësim adekuat, gjegjësisht peta të gatshme.

burek2

Duke pas parasysh se këto peta lehtë thahen, duhet që të përdorim leckë të lagur derisa punoni me to gjatë përgatitjes së byrekut. Byreku mund të përgatitet me presh dhe djathë, patate, djathë dhe majdanoz, mish të grirë dhe të tjera. Mund të përgatisni sasi të madhe  dhe më pas ta vendosni në frigorifer. Nëse e bëni këtë, byrekun e ngrirë mund të përdorni sërish nëse e vendosni në një tigan të lyer me vaj. Pastaj piqet në temperaturë prej 180 gradë celzius rreth 15-20 minuta. Byreku në mënyrë magjike paraqitet në pjatë dhe po aq shpejt edhe zhduket.

burek1

Gjevreku, apo brumi në formë sferike me fara luledielli është edhe një favorit i imi nga kuzhina turke. Serviret mirë me çaj, kastravec, domate dhe djathë. Kjo për mua paraqet mëngjesin më të mirë turk. Po, ju mund të piqni gjevrek në shtëpitë tuaja, më lehtë se sa mendoni.

gevrek1

Balik dhe ekmek, sandviç turk të pjekur apo të skuqur me peshk dhe specialitete tjera të rrugës që mund t’i përgatisni në shtëpi. Peshkatarët përgatisin gjahun po atë ditë në varkat e tyre, skarë e ‘thjeshtë’ me sallat, qep dhe bukë të freskët, thjeshtë bukur.

riba sendvic

Ne përgatitëm version tonë të balik dhe ekmek me sallat freskuese pijaz me sumah, unaza qepe, majdanoz dhe domate.

sendvic so riba2

Gjithçka që duhet të bëni, është t’i mbyllni sytë dhe të udhëtoni nëpër Bosfor të Stambollit.

burek i simit_bosfor

Ju bëftë mirë

Tekstin dhe mënyrën e përgatitjes mund ta lexoni këtu.

Autor: Ozlem Warren

(Teksti është publikuar në bashkëpunim mes Balkon 3 dhe Ozlem Turkish Table)

Comments