Nëse ju rrjedhin lot kur të shihni targën me numër 16, nëse në stadiumin Ataturk brohorisni vetëm për Bursaspor, nëse në hyrje të qytetit ndjeni Osman Gazin dhe nëse ju mungon teatri I hijeve Karagoz dhe Haxhivat mund të themi se ju tashmë jeni një banor i Bursës! Po unë tashmë jam një bursanas! Pse? Përgjigjen do ta gjeni në reportazhin e Balkon 3.
Para se të nisem në rrugë, i freskoj njohurit për qytetin e gjelbër. Bursa është qytet i sulltanëve, shenjtorëve, safive. Gjithashtu është kryeqyteti i parë i Perandorisë Osmane. Qindra artikuj, statuse e mijëra faqe nuk mjaftojnë që në tërësi të përshkruhet tregimi për qytetin legjendar. Duke lexuar vij në përfundim se çdo pjesë e qytetit ka historinë e vet.
Pas një orë fluturim nga Shkupi në Stamboll dhe dy orë të tjera me autobus nga Stambolli në Bursë, 20 gazetar të mediave të ndryshme nga Maqedonia arritën në portin Eskihisar në Gebze. Pamja drejt tragetit është e përsosur. Pulëbardhat që fluturojnë mbi traget, garojnë njëra me tjetrën. Luftë kush I pari do ta kap ushqimin e dhënë si dhuratë nga pasagjerët. Skena na kujton në thënien e njohur “Pulëbardhat jetojnë për një copë bukë, njerëzit për shpresë ose këngën nëse zogjtë që fluturojnë janë pulëbardha, arriti pranvera e gjelbër dhe e ëmbël”.
Takimi ynë I parë me Bursën ndodhi në restorantin Atatepe, ent social I komunës. Mali I mrekullueshëm, deti dhe ambient simpatik kontribuojnë që dreka të jetë e përkryer. Në restorant ofrohen të gjitha llojet e peshkut me shije të mrekullueshme. Safet Jëllmaz drejtor për marrëdhënie me publikun I komunës Bursa, tregon fotografi dhe informacione për qytetin, pas çka vijmë në përfundim se vizita jonë në këtë qytet historik plotë tregime do të jetë më shumë se interesante. Bursa me pasurit e saja kulturore, historike dhe natyrore është vend origjinal ku çdo turist do të mund të gjej pjesë nga vetja dhe pjesë nga historia e njerëzimit.
Bursa – urë mes Maqedonisë dhe Turqisë
Në ditën e dytë nga vizita jonë, destinacioni I parë është komuna. Pas mikpritjes së ngrohtë nga ana e nikoqirëve dhe shijimit të çajit turk në teracë, u takuam me kryetarin e komunës Rexhep Alltepe, nikoqirin tonë. Kryetari I komunës flet për investimet e Bursës në rajon, situatat në Ballkan dhe marrëdhëniet e Turqisë dhe Maqedonisë. “ Marrëdhëniet e Turqisë me vendet e Ballkanit gjatë kohë nuk ishin në nivelin e dëshiruar, kishte ftohje, por ne punuam vazhdimisht që ta përmirësojmë këtë gjendje. Vendet e Ballkanit janë të rëndësishme për ne pasi ato janë vende të të parëve tanë. Përveç kësaj, një pjesë e madhe e njerëzve që jetojnë atje sot kanë farefis në Bursë”, tha kryetari I komunës duke paralajmëruar një diskutim interesant.
“Ne kemi një qëllim të vetëm. Maqedonia dhe vendet tjera të Ballkanit ekonomikisht të qëndrojnë në këmbët e tyre dhe të përmirësohet gjendje ekonomike e qytetarëve. Bursa mori përsipër përgjegjësinë që të jetë si urë në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Maqedonisë. Përveç restaurimit të përmendoreve historike, Turqia do të vazhdoj të mbështes aktivitetet sociale dhe kulturore në rajon”.
Bursa e gjelbër
Agjenda thotë se është koha për të vizituar vendet historike. Për mua pjesa më interesante. Ndalemi tek Porta Salltanat, fotografojmë dhe vazhdojmë kah vendi Tophane. Aty vizituam tyrben e themeluesve të Shtetit Otoman, Osman dhe Orhan Gazi. E ndjejmë atmosferën e mrekullueshme shpirtërore, lexojmë lutje dhe vazhdojmë kah Tophane, ku Bursa mund të shihet nga një atmosferë ajrore.
Vend ideal për të gjetur qetësin e brendshme. Përveç mundësisë së mrekullueshme që të certifikoni gjelbërimin e Bursës, Tophane paraqet një vend të shkëlqyer për mbrëmje verore. Çaji i nxehtë e bën edhe më të bukur atmosferën.
Pak statistikë. Të dhënat thonë se Bursa është një nga qytetet më të sigurta në Turqi. Kam pasur përvojë personale të dëshmoj për të. Duke fotografuar panoramën e bukur të Bursës nga Tophane, aty harova çantën e fotoaparatit. Nuk kisha ndërmend të kthehesha sërish mbrapa pasi isha i sigurt se dikush e ka marr atë. Megjithatë, me insistimin e udhëheqësit tonë Irfan Shaban, u kthyem. Irfani është ndihmës i zëvendës-kryetarit të komunës së Çairit në Shkup, Sulejman Baki, i cili njëherit është edhe organizator i vizitës. Një xhaxha që shiste suvenire të vogla në atë vend, e ka marr çantën dhe e kishte varur në një pemë.
“Çanta është këtu!”, tha ai. E mora dhe thash me vete, ndershmëria ende ekziston.
Bursa është një qytet karakteristik. Objektet antike dhe moderne janë përshtatur njëra me tjetrën. Vazhdojmë me shëtitjen, ne na shoqëron Emir Xhemal Beshkardesh, këshilltar në komunë. Edhe pse më herët ishte përcaktuar agjenda, Emiri thotë se është e mundur që të ndryshoj duke dashur që të na i plotësoj të gjitha dëshirat tona. Është e pamundur të dëgjohet fjala “ nuk ka mundësi”. Tani jemi tej Tyrbeja e Gjelbërt dhe Xhamija e Gjelbërt që janë simbol i Bursës. Bukuria e xhamisë ju magjeps.
Xhamia e Gjelbër është e punuar me mermer me dekorim shumë elegant. Brenda muret janë të mbuluara me pllaka të errëta dhe të gjelbërta. Është interesante të theksohet se objekti nuk është shfrytëzuar vetëm si xhami por edhe si një vend nga ku është qeverisur qyteti. Një nga xhamit më të bukura në Bursë dhe më gjerë.
Që të rruhet imazhi I gjelbërt I Bursës, komuna realizon projekte “ Politika për mbrojtje të pemëve”. Me resurset natyrore, pemën përkujtimore 833 prej 100-600 vjeç dhe me banjat mjekësore, qyteti historik është I njohur si “ Bursa e Gjelbërt”. Sikur edhe sot edhe në të kaluarën shumë shkrimtarë dhe historian ishin të interesuar për këtë qytet të mrekullueshëm. Çdo pemë që dëshmon për historinë ka emër dhe mbiemër.
Shkrimtari Poujoulat për Bursën thotë: “Bursa I ngjan tregimeve nga 1001 net”. Vendin e saj e gjen edhe në shumë këngë. Poeti Ahmet Hamdi Tanpinar thotë: “Bursa është llambadar kristali. Kudo që të shkosh të mungon. Aromën e saj mund ta marrësh kudo që të shkosh. Sytë e tu çdoherë do ta kërkojnë Xhamin Ullu (të madhe) në qendër të qytetit, butësinë e mëndafshit, çajin në Tophane, aromën e kafes në Kapali Çarshi, rehatin në Xhamin e Gjelbërt, si dhe teatrin e kukullave “Karagoz dhe Haxhivat”…
Bursa ëndërr që nuk përshkruhet
Ekziston një thënie se koha e bukur shpejt kalon. Në Bursë koha fluturon. Nuk dimë si kaloi. Bukuria që shtrihet jashtë kufijve të saj çdoherë nuk është lehtë që të përshkruhet. Prandaj nuk është e mundur me një reportazh të përshkruhet Bursa. Por kjo përshtypje patjetër se duhej të ndahet me të tjerët. Bursa është qytet që nuk fle. Qytetarët bëjnë tifo për klubin e qytetit, edhe kur fitojnë edhe kur humbin, mbështetja është e përsosur. Rrugët janë të pastra, trotuaret të bardha e të gjelbërta. Sipas vendasve, teleferiku në Ullu Dag, vendi më I njohur për turizëm dimëror në Turqi është vend I fillimit të dashurive të mëdha. Nuk arritëm ta vizitojmë, teleferiku po rinovohej, për dhjetë ditë do të lëshohet në përdorim. Pra, fatin për ta gjetur dashurin do ta kërkojmë gjatë vizitës tjetër.
Ndodh ndonjëherë që të ëndërroni, pastaj atë ëndërr ta tregoni me emocion apo të dëgjoni për ëndrrat nga të tjerët. Por asnjëherë nuk mundeni tërësisht ta përjetoni ëndrrën që dikush ua tregon. Nevojitet që vet të ëndërroni. E pra, Bursa është një qytet I tillë-ëndërr që nuk mund të përshkruhet. Sigurisht, vizitoni Bursën por a do ju mjaftojnë pesë ditë? Përgjigja është jo. Një muaj, sërish përgjigja është e njëjtë, nuk mjafton. Ose më mirë është që të shpërnguleni në Bursa. Nëse jeni shkupjan, ndoshta nuk ka asgjë për të humbur. Të përkujtojmë poetin Jahja Kemal I cili thotë: “ Shkupi dhe Mali Sharr janë sikur vazhdimësi e Bursës”.
Teksti dhe fotografitë: Husamedin Gina