Bolldering është sport I cili pothuajse i panjohur në këtë pjesë të botës. Bëhet fjalë për ngjitje nëpër shkëmbinj pa përdorimin e litarëve dhe pajisjeve të ngjashme që përdoren gjatë alpinizmit. Bolldering zakonisht realizohet nëpër shkëmbinj të lartë deri 6-7 metra, ndërsa për mbrojtje nga lëndimet përdoren vetëm dyshek që vendosen nën shkëmbin në të cilin ngjitet një bolder.
Një grup aventurierësh nga Gjermania zgjodhën Prilepin si lokacion të përsosur për realizimin e artit të tyre të ngjitjes nëpër shkëmbinj.