Për ngjitje nëpër shkëmbejë (boldering) ideale janë kodrat me shkëmbinj ngjyrë hiri dhe të gjelbër që gjenden mbi qytetin e Prilepit.
Kur para disa ditëve lexova në shtypin ditor se rreth 250 bolder vetëm me ndihmën e gishtërinjve do të ngjiten në shkëmbinjtë përreth manastirit Treskavec, e para që më shkoi ndërmend ishte ‘edhe ne kemi shkëmbinj për ‘Euro-sport’ dhe për ‘ Discovery channel’.
Nuk jam shumë e informuar rreth këtij sporti, nuk e dija se këta djem i quajnë bolder, dhe se do të mbahet boldering–maratona ‘Krali Marko’. Por e di se bolderët me vete do t’i bartin kujtimet për sfidat që u ofrojnë shkëmbinjtë ngjyrë hiri dhe ngjyrë të gjelbër, për manastiret dhe për kullat…
Unë jam adhurues i madh i natyrës, dua t’i vëzhgoj format natyrore, të krijuara nga beteja e përhershme e erës, diellit, ujit, dëshiroj të bëj dhe fotografi për ta dëshmuar gjithë këtë.
Dhe duke menduar se si të kalojmë një ditë të mirë në fundjavë, ( të jetë ‘shëndosh e mirë’ interneti, shiko aty, shiko këtu…) u vendos që të vizitohet edhe Prilepi. Në qoftë se nuk e dini se ku është natyra më e bukur, atëherë tentoni t’i kërkoni manastiret në rrethinë. Ata do ju shpijnë te hapësirat më të bukura, më shpirtërore që do të ju qetësojnë, do ju “mbushin bateritë”, aq sa për të përballuar jetën stresuese të qytetit.
Rruga e re dhe e asfaltuar na dërgoi në një vend për të cilin ju në shikim të parë do të mendoni se gjendeni para dyerve të ndonjë manastiri në Tibet. Ky është manastiri Treskavec, një ndërtesë e bukur dhe e vendosur nën shkëmbinjtë e “Zlatovrv”, me pamje që nuk harrohet kurrë. Daton nga shekulli i 13-të, e ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të shekullit të 7-të. Në çdo hap vërehen gjurmë nga jeta shpirtërore e njerëzve të këtij rajoni.
Kisha, e mbrojtur nga ndërtesa guri – konviktorë, të cilat për fat të keq u dogjën në zjarr kohë më parë, qëndron në qetësi në këtë hapësirë për shekuj me radhë.
Sinqerisht më vjen shumë keq që s’kisha ardhur më herët, para zjarrit, që t’i shihja ato objekte me bukurinë e plotë, por edhe kështu muret e zhveshura flasin mjaftë për fuqinë dhe triumfin e këtij vendi.
Të bashkuar me rrethinën, sikur të kishin mbirë nga shkëmbinjtë gri dhe jeshile, duke i bërë ballë kështu stihisë së zjarrit të para disa viteve.
Bolder, ju uroj t’i mposhtni shkëmbinjtë, por lejoni natyrën që t’i mposht ndjenjat e juaja.
Atëherë gjithsesi se do jeni në maje. Dhe atje nuk do të jeni të vetëm. Ja një mik i vogël, që do ju bëj shoqëri dhe do ju mbaj fat.
Më pas u drejtuam drejtë Prilepit që të vizitojmë edhe manastirin ‘Shën Arhangel Mihail’. Rrjedh nga shekulli i 10-të. Mes shekullit 11 dhe 13 shpesh herë ka qenë i rrënuar por i ndërtuar sërish.
Ky manastir gjendet nën ‘Markovi kulli’, lehtë i kapshëm me një pamje mahnitëse drejt Prilepit.
Është interesante se derisa lëviznim nëpërmjet Varoshit, drejt manastirit vërejta mure dhe mbetje të kishave nga shekulli i mesëm. Murgeshat e manastirit na informuan se në të kaluarën në këtë rrethinë ka pasur 77 kisha, dhe se mbetjet e tyre gjenden gjithandej Varoshit. Çfarë qendre religjioze ka qenë ky vend në Shekullin e mesëm…
Për fund vendosëm të vizitojmë edhe ‘Markovi kulli’. Nga manastiri deri tek ato shpinë një rrugicë e theksuar, jo më shumë se gjysmë ore ngjitjeje.
Pas gjithë atyre bukurive që i pamë përreth manastireve, pritjet e mia nuk ishin aq të mëdha. Por kur u ngjitëm lartë, mahnitja nuk kishte fund.
Mundim të madh kish pasur Krali Marko derisa në këtë kodër kishte ndërtuar këtë qytet. Një vend strategjik që i kishte mundësuar një mbrojtje efikase, vështrim të mbarë rrethinës. Pyes veten, ku kanë gjetur ujë?
Thonë, një fotografi vlen sa një mijë fjalë. I rendita afro 10 dhe sërish kam ndjenjën se shumë pak kam treguar. Sado që të kënaqeni kur t’i shikoni, ato nuk mund t’ua thonë të gjithën. Zgjidhni një ditë të mirë, vizitoni këto vende, besoni nuk do të pendoheni.
Deri në shëtitjen e radhës me Balkon3 …
Biljana Ivanova
Photo: Biljana and Sasho Ivanovi