Si t’i jepni jetë të re biçikletës së vjetër dhe të papërdorur? Thjeshtë, shndërroni atë në një mbajtëse për lule.
Ky trend zgjatë për më shumë se një dekadë dhe popullariteti I tij nuk bie. Gjithkund në botë njerëzit I dekorojnë kopshtet e tyre me biçikleta që I kanë harruar në bodrume. Duhet të pastrohet ndryshku dhe të lyhet me ngjyrë të re që metali të mbrohet nga korrozioni i mëtejshëm. Ngjyrat zakonisht janë shumë të forta ndërsa ngjyroset jo vetëm korniza por edhe dorëzat, ulësja, pedalet, zinxhiri dhe rrotat.
Përdoren të gjitha llojet e luleve dhe shpërndahen në biçikletë në mënyra të ndryshme. Zakonisht mund të shihni biçikleta të vjetra me dy vazo, njëra në shportën para biçikletës dhe tjetra prapa ulëses. Disa vendosin vetëm një me qëllim që ta vënë në pah biçikletën. Të tjerët vendosin më shumë vazo. Zakonisht mbillen lule të vogla por mund të shihni edhe të mëdha që kacavirren dhe pas një kohe e mbulojnë plotësisht biçikletën.
Vendosen biçikleta të ndryshme të modeleve të vjetra dhe të reja. Zakonisht njerëzit I përdorin biçikletat e vjetra dhe të lëna pas dore të cilat I nxjerrin nga garazhet, por nëse nuk kanë atëherë I blejnë ato në tregjet për gjëra të vjetra. Shpesh mund të gjeni për pak para por si ka evoluar trendi kështu edhe ai u bë një biznes. Sa më I vjetër dhe më I rrallë të jetë si model, aq më I lartë mund të jetë edhe çmimi. Për diçka që është klasik paguhet edhe qindra dollar.
Në rajonin tonë, Maqedoni dhe Turqi kjo dukuri është në zhvillim e sipër dhe i referohet kryesisht entuziastëve që pasurojnë dekorin në kopsht. Megjithatë në Greqi biçikletat me lule janë trend urban. Ato mund t’i shihni në rrugët e qyteteve të mëdha, në kafene apo në shtëpi, në shëtitoret e plazheve të bukura dhe ishujt Kikladi të cilat me ngjyrën e tyre të fortë i japin kontrast shtëpive të bardha.
Ballkon3 bëri biçikletën e saj të parë me lule.
Modeli i vjetër kinez qëndron në garazh gati dhjetë vjet dhe është lëvizur vetëm kur është pastruar vendi. Shitësit e hekurishteve e kanë parë dhe kanë ofruar shuma të vogla parash për ta blerë. Por nuk mjaftojnë parat me të cilat mund të paguani kujtimet nga udhëtimi me të. Meriton të paktën ta dekorojmë kopshtin. Vendosëm për ngjyrë të kuqe duke lyer gjithçka përveç rrotave. Ata I lamë me ngjyrën origjinale. E mbështetëm te druri, e lidhëm me disa tela që të jetë më e qëndrueshme. Nuk kursyem lule. Mundeshim të vendosim lule vetëm në njërën anë pasi gjendet pranë gardhit të fqinjëve prandaj varëm katër saksi të gjata. Kështu udhëtimi I tij vazhdon, më shumë nëpër kohë se sa nëpër hapësirë por megjithatë ai mori një jetë të dytë.
Goce Trpkovski