Berova- Zvicra e vogël në Ballkan

Nëse dëshironi të mësoni ku lind dielli në Maqedoni, drejtojuni në lindje kah qyteti i vogël malor Berovë, i vendosur në shpatet e maleve Maleshevë, i rrethuar me pisha, lisa e pyje të ahut. Aty shtrihet liqeni i Berovës i cili ju jep një ndjenjë të bukurisë së paprekur, e cila vlen për tu parë dhe përjetuar. Nëse vendosni ta vizitoni Berovën, mos nxitoni të arrini më herët. Duke u ngjitur kah peizazhi i bukur malor, do ta kaloni çezmën e Miskixhiovës dhe do të arrini te vendi më i lartë, me lartësi mbidetare prej 926 metra e quajtur Obozna.

berovo zima Balkon3

Këtu ndaluni, dilni nga makina dhe merrni frymë thellë. Do ta ndjeni ajrin e pastër malor dhe  mprehtësinë e erës së malit. Larg do të vëreni majat malore të mbuluara me borë dhe atëherë do të verifikoni bukurin e përsosur e cila nuk është më e vogël se bukuria e Alpeve zvicerane. Pikërisht për këtë, Berovën shumëkush e quan edhe Zvicra e Vogël.

Berovo 2

Berova si qytet revolucionar, i njohur për nga të famshmit, gjyshi Ilo Maleshevski dhe Dimitar Berovski, ka rreth 10.000 banorë të cilët rruajnë trashëgimin kulturore dhe historike dhe kultivojnë traditën, muzikën, ushqimin dhe folklorin. Përcjellja e teknikave të vjetra dhe shfrytëzimi i instrumenteve moderne, për krijimin e prodhimeve të ndryshme është karakteristikë e një numri të madh zanatesh në Maleshevi. Drugdhendësit nga rajoni i Maleshevës janë të njohur për nga përpunimi kualitativ i çdo lloj gdhendje-cekët, thellë apo skulpturë. Filigrani dhe artaria si zeje ishin të pandara nga jeta e përditshme e banorëve të Maleshevës, ndërsa këpucëtaria si zeje ka rrënjë të thella në Maleshevi.

berovo 1 berovo5

Provoni që këtë dimër, pushimet t’i kaloni në Berovë. Hotelet moderne që kanë ruajtur auticitetin e traditës së Maleshevës, do tu ofrojnë ushqim të shijshëm, ekologjik dhe të shëndetshëm. Rekomandojmë që të provoni djathin e Maleshevës, djathin e ngjeshur, kaçkavall, gjizë si dhe specialitete nga patatet malesheviane, ndërsa për ëmbëlsirë pastë nga frutat  pyjore,  të vjela në natyrë. Të lodhur nga shëtitja nëpër male dhe nga vizita e kishave Shën Arhangel Mihail, Virgjëresha Mari, do të ktheheni në dhomën e ngrohtë ku dëgjohet vetëm djegia e drunjtëve në koftor dhe pini çaj pemësh. Çaji do ju relaksoj dhe do ju jep energji për ditën e nesërme. Nëse jeni pak të ftohur dhe kolliteni, mos u brengosni aspak. Në Berovë pothuajse në çdo hap mund të gjeni  sirup pishe i cili për një-dy ditë i pastron mushkëritë e bardha dhe do të bëj që të ndjeheni të shëndosh dhe të gëzuar.

Të prisni Vitin e Ri me personin e dashur dhe familjen në vilat malore në lagjen turistike Ablanica, larg zhurmës së qytetit dhe qytetërimit është lumturi e vërtetë. Ablanica është vetëm katër kilometra larg Berovës. Aty mund të përjetohet përralla e vërtetë malore dhe të kënaqesh në magjinë dimërore, të cilën mund ta krijojë vetëm dimri.

berovo_ablanica

Shenjë unikate  Berovës i japin pitet dhe kaçamaku i vendasve. Asnjëherë nuk do e harroj piten e gjyshes Zhivka Dimitrievska, e mbushur me ngrohtësinë dhe mirësinë e saj.

berovo_zelnik

Ajo është një nga shumë banor të Berovës, që do tu ofrojnë mikpritje edhe pse nuk ju njohin, do ju shërbejnë reçel kumbullash dhe luleshtrydhesh. Do ju flasin për Berovën, ndërsa ju do të dëshironi të qëndroni edhe më gjatë në atë bukuri, të cilën tregimet e tyre e bëjnë tërheqëse si magnet.

Julijana Dimitrievska

Comments