1.
Gjermani, Françezi, Anglezi dhe Greku komentojnë për fotografinë e Adamit dhe Evës në kopshtin e Edenit.
Gjermani thotë “ Shikoni këto trupa të përkryer, ajo është e gjatë dhe flokëverdhë, ai është atletik muskuloz …sigurtë janë Gjerman.”
Françezi menjëherë reagon “ Nuk besoj të jenë Gjerman”.Nga të dy buron erotizëm i pastër. Ajo është aq femërore , ndërsa ai burrëror…E dijnë se së shpejti do të përballen me sprovën…sigurtë janë Francez.”
Anglezi kundërshton “Shikoni. Pamja e qetë në fytyrat e tyre , qëndrimi suptil i trupave të tyre, lëvizjet e ndjeshme.Mund të jenë vetëm Anglez.”
Ndërsa Greku berëtet “Nuk pajtohem! Këto njerëz definitivisht janë Grek! Shikoni me kujdes: Adami nuk ka pantallona. Që të dy janë zbathur.Flejnë nën një dru peme.Kanë vetëm një mollë për të ngrënë.Nuk protestojnë. Dhe mbi të gjitha, ata besojnë se jetojnë në parajsë!.
2.
Elefanti pyet dinozaurin “Të dërgoj Noe ftesë për miqësi?”
“Jo”
“Është lajm i keq …”
3.
Burri pyet gruan: Çfarë ka për drekë, jam i urritur.
Gruaja: S’ka asgjë.
Burri: Edhe mbrëmë asgjë edhe sot sërisht asgjë…
Gruaja:E, unë kur gatuaj , gatuaj që të ketë për dy ditë..
4.
Disa çifte bashkëshortore të cilët një kohë të gjatë janë në martesë , në një bisedë të përbashkët fillojnë të diskutojnë për atë se sa grinden me burrat , gratë e tyre. Dhe në atë diskutim i’u kthehen njërit nga të pranëshmive dhe i thonë. Mirë, ne të gjithë grindemi, ty dhe gruan tënde asnjëhere s’ju kemi parë të grindeni, të ngreni zërin. Si e arrini këtë?
E, si…Mirë, ne jemi marrur vesh prej se jemi martuar, për disa punë të rëndëshishme , qëndrojmë në ato dhe ashtu…
E çfarë jeni marrur vesh, pyesin të pranishmit.
Pra, jemi marrur vesh që për të gjitha punët e mëdha dhe të rëndësishme të vendos unë, ndërsa për punët më të vogla dhe më pak të rëndësishme të vendos gruaja ime.
Dhe?
Deri më tani nuk ka pasur asgjë të madhe dhe me rëndësi…
5.
Pse Maqedonasit për pushime nuk shkojnë më larg se Halkidiki?
Që të mos i’u prishen domatet dhe djathi.