Futboll dhe birrë. Pse pikërisht birrë? Nuk ka shumë sqarime. Kryesisht pranojnë se futbolli u bë një sport tradicional fillimisht në vendet ku birra veç më ishte pije tradicionale, në Ishujt Britanik, Gjermani, pra pasi futbolli është një mundësi për shoqërim, ishte e pritshme në shoqëri që të gjendet edhe pija më e njohur.
Por pse pikërisht kjo lidhje, e cila është një nga më stereotipat sot, është e rëndësishme për tregimin tonë? Pasi pikërisht birra u bë përcaktues për çdo gjë që mund të quhet meze futbolli. Kjo duhet të “shkojë me birrë”, të jetë diçka e lehtë për t’u përgatitur, e kripur, të mund thjeshtë të shërbehet dhe të konsumohet pa pajisje speciale. Kështu, ajo mund të shërbehet në tavolinën e dhomës ndenjëse, para televizorit, e rrethuar me gota apo birra.
Kanë ngelur edhe shumë lojëra deri në fund të Kampionatit botëror në Brazil dhe me siguri nga dita në ditë ju zhduken idetë për meze. I’a një propozim nga ne: Sallatë me speca të kuq të pjekur me djathë dhe majonezë. Këto janë përbërësit e vetëm që ju duhen, plus pak kripë.
Prisni, të qëndrojmë pak te përbërësi i parë. Speca të kuq të pjekur? Kampionati Botërorë mbahet në qershor dhe korrik, ku t’i gjejmë ato? Në kopsht specat sapo kanë filluar të rriten, do tu duhet muaj derisa të piqen mirë, të mblidhen etj. Por shumë familje në Maqedoni dinë të ngrinë disa qese me speca të kuq të pjekur në vjeshtë, që tu gjenden në dimër. Nëse jeni me fat si ne, dhe keni harruar të paktën një qese atëherë është koha e fundit që ta përdorni atë. Vetëm ndiqeni propozimin tonë.
Një kilogram speca të kuq të pjekur (ose sa keni në dispozicion) fillimisht pastrohet lëkura dhe farat , pastaj copëtohen.
Pas kësaj duhet të vendosen në blender apo të priten në copëza edhe më të vogla me prerës dore. Kur fillojnë të ju duken si ajvar atëherë vendoseni në një enë të thellë, shtoni pak krip dhe gjysmë kilogram djathë të coptuar. E gjithë kjo përzihet mirë dhe në fund shtoni 100-150 gram majonezë, përzihet edhe pak dhe keni gati sallatën!
Kjo kombinohet mirë me birrë e ndoshta edhe më mirë nëse e përdorni atë si salcë për krekerë të ndryshëm me krip. Natyrisht, si çdo meze tjetër futbolli, është e shijshme edhe pa birrë. Ajo që ngeli, e mbaruam gjatë mëngjesit të nesërmen, nuk e lamë për në mbrëmje. Loja të reja, meze të reja.
Nëse kërkimi në frigoriferin tuaj përfundon pa sukses, keni dy mundësi. Mund të blesh speca të kuq të importuar nga ndonjë anë tjetër e botës të cilën duhet ta paguani më shtrenjtë. Ose mund ta prisni vjeshtën, kur do të fillojnë dy sezonet e rregullta: futbolli dhe ajvari. Kjo do të thotëse sërishdo kemi shumë futboll dhe shumë speca të kuq në një vend. Ndërsa ne sërish do ju përkujtojmë si të kombinohen të gjitha.
Autor: Goce Trpkovski