Bakllavë e vërtetë nga mjeshtrit e Stambollit

Bakllava është ende një nga desertët më të njohur dhe jemi shumë të lumtur që kishim mundësi të shohim si përgatitet bakllava e vërtetë, gjatë turneut tonë të kuzhinës në Stamboll, të Turqisë. Destinacioni jonë ishte „Gulluoglu Baklava“, mjeshtër të bakllavasë, që nga viti 1800, që gjendet në vendin Karakoj të Stambollit.IMG_0714

Ajo që veçanërisht më la përshtypje është dashuria dhe pasioni i familjes Guluoglu, ndaj produktit të tyre dhe përpjekja, që ta bëjnë çdo bakllava një përvojë të paharrueshme.

E dëgjon si kërcet “, më thotë Murati, i cili i takon gjeneratës së gjashtë të mjeshtërve të bakllavasë, nga familja Guluoglu, derisa me pirun ndanë një copë. Vazhdojmë me turneun rreth linjës së prodhimit, e ai thotë:

„Kërcitja në fakt është shenjë se është e freskët, shenjë për bakllavanë më të mirë. Bakllavaja e mirë lë një shije të mahnitshme në gojën tuaj, nuk duhet të jetë as e rëndë, as shumë e ëmbël, përkundrazi duhet të jetë mjaft e “lehtë”, që tu mashtron ta hani një pjatë të tërë“.

2011 Grand Turkey tour- Baklava, with OTT IMG_0711

Po ti shihni mjeshtrit e bakllavasë (ustas) në punë, ajo paraqet një përvojë të paharrueshme. Kur them mjeshtër, atë edhe e mendoj. Secili nga ata, kalon 8-10 vite në çdo fazë të prodhimtarisë të bakllavasë, deri në përkryerjen e saj, përgatitjen e brumit, shndërrimin e saj në kore të holla, përgatitja e sherbetit, pjekja në temperaturën e duhur …

Gjëja e parë që ju bie në sy këtu janë retë nga mielli, që krijohen në ajër derisa përgatiten koret e holla. Që bëhen porsi letra e hollë. Të gjithë punojnë me duar dhe me shkop për gatim. Secila kore është aq e hollë, saqë mund të lexoni gazetë nëpërmjet saj. Kur të arrijë trashësinë vetëm 2 milimetra, mjeshtrit fillojnë ti rendisin njëra pas tjetrës në tepsi të lyer me gjalpë.

IMG_0723

Mjeshtrit vendosin njëzet shtresa kore (i spërkatin me gjalpë të shkrirë, pas çdo kore të katërt), e pastaj nuk kursejnë nga fëstëkët më të mirë të Gaziantepit. Këta fëstëk janë lloji i vetëm që përdoren këtu, e ndonjëherë vendosin edhe lajthi në shtresën e njëzetë. Kur të shtohet edhe pjesa tjetër prej njëzet shtresave, mjeshtri e pret me thikë së pari horizontalisht, dhe hedh gjalpë të shkrirë, që derisa pritet bakllava më lehtë hyn në çdo shtresë. Pastaj pritet vertikalisht shtohet edhe një dozë e gjalpit të shkrirë. Tani bakllava është gati të piqet në temperaturë prej 165 gradë celsius.IMG_0725

Gjatë asaj kohe përgatitet sherbeti, që përbëhet nga sheqeri i pastër, lëng limoni dhe ujë. Pasi të përgatitet sherbeti derdhet mbi bakllavanë relativisht të ftohur, pas së cilës ajo sërish futet në furrë edhe për pesë minuta. Në fund bakllava lihet të qëndron në vend të ftohtë. Prodhimi final është bakllava, që shkrihet në gojë.  Është aq e lehtë, sa do të hani një pjatë të tërë.

IMG_0720

Për prejardhjen e bakllavasë ka shumë teori, por një gjë është e sigurt, e ajo është se është përkryer në kuzhinat e pallatit Topkapi, gjatë kohës së perandorisë Osmane, dhe ajo ka qenë desert i preferuar i Sulltanit. Rëndësia e saj nuk është vetëm se konsiderohet, si simbol i pasurisë dhe i të sofistikuarës, por edhe për faktin se vlerësohet si traditë shtetërore.2011 Grand Turkey tour- Baklava, Spice Market, BlueMosque-Day 3 059

Parada e bakllavasë, që ka filluar nga fundi i shekullit 17 dhe fillimi i shekullit 18 është shembull për atë traditë. Kur ushtarët e kanë marrë pagën në çdo tre muaj nga Sulltani, u është përgatitur edhe ushqim, dhe në ditën e 15 të Ramazanit i kanë gostitur me bakllava. Në ditën e 15 të Ramazanit Sulltani ka shkuar ta shohë pelerinën e të dërguarit të Zotit, Muhammed, e cila ruhet në pallatin Topkapi dhe atëherë jeniçerët janë gostitur me bakllava, nga një pjatë për 10 ushtarë. Më vonë, kjo traditë është shndërruar në paradë.

IMG_0737

Testim i bakllavasë me të dëgjuar

Kur ta vendosni pirunin në bakllava, duhet të dëgjoni një zë që kërcet. Kjo do të thotë se shtresat janë të holla dhe bakllava është mirë e pjekur. Sa më të holla të jenë shtresat, aq më e mirë është bakllava.

Testim me anë të aromës

Kur ta afroni gojën duhet të ndjeni një aromë të gjalpit dhe lajthish, ose fëstëku. Bakllava e mirë duhet të ketë përbërje të mirë.

Shijimi

Mund ta ndjeni bakllavanë e mirë në gojën tuaj. Ajo lë një shije të mahnitshme dhe nuk mund tu dhemb barku nga ajo.

Petersons charity event and olives, red pepper, parsley meze 003

A dëshironi të përgatisni bakllava në shtëpi? Kjo është receta ime të cilën mund ta provoni.

Nëse bakllavaja e vërtetë duhet të jetë e lehtë dhe tu bën ta hani një pjatë të tërë, mendoj se receta ime e bën pikërisht atë.

Shpresoj se do kënaqeni

http://ozlemsturkishtable.com

 

Comments