Duke supozuar se jeni shumë të zënë dhe në dispozicion keni vetëm 24 orë për vizitë në metropolin e Athinës energjike dhe të shumëllojshme, cilat vende do t’i vizitonit që të shihni më të mirën prej saj? Këshill më të mirë mund të gjeni nga një konsultant urbanistik dhe turistik me përvojë.
Derisa punonte në projektin për gjallërinë e qendrës së Athinës, Stefano Alesio me prejardhje amerikane krijoi ciceronin e qytetit në Athinë (ACGS-Athens City Guide Service), shërbim që organizon turne nëpër qytet, i përshtatshëm për nevojat e klientëve dhe u ndihmon turistëve t’i hulumtojnë më shumë apo më pak pasurit e njohura të qytetit ndërsa njëkohësisht të njihen edhe me kulturën greke në mënyrë zbavitëse dhe përfshirëse.
Pasi t’i vizitojmë vendet që propozojmë, special për lexuesit e Ballkon 3, duhet të pranojmë se edhe banorët e Athinës nuk I vërejnë këto vende zbavitëse dhe interesante që janë pjesë e jetës së tyre të përditshme.
Ja edhe lista me vendet e propozuara që kanë të bëjnë me imazhin e Athinës, specifike për këtë qytet. Zgjedhja e vendeve pak më të largëta nga turnet e zakonshme turistike, jo shumë të shtrenjta dhe që kanë qasje të lehtë përmes metrosë.
Afër zemrës së qytetit, sheshi Sintagma, gjendet një vend shumë I popullarizuar për pushim dhe freskim(e plotësuar nga internet faqja Trip Advisor). “Avokado” është eko- restorant vegjetarian që ofron ushqime organike me prodhime të furnizuara sipas parimeve të tregtisë së drejtë dhe të ndershme.
Provoni pijet e tyre të freskëta nga shtrydhja e frutave të ndryshme për energji shtesë! Në katin e sipërm gjendet dhoma Zen e cila shpesh shndërrohet në vendtakim mes vizitorëve në Athinë. (metro stacioni: Syntagma)
Në kufirin mes lagjes së vjetër Pllaka dhe Agorës antike ( zbulim arkeologjik) gjendet Vrisaki, vend I cili paraqet bashkësinë e hapur kulturore të qytetit dhe e cila udhëhiqet nga Athens Fringe Network, internet platforma për lidhjen e artistëve.
Para se të ngjiteni te ballkoni I vogël por I këndshëm të Vrisakit mund të shihni një nga shtëpitë e vjetra tipike të Athinës ( shtëpi të vogla të ndërtuara rreth një oborri të përbashkët). (metro stacioni Monastiraki)
Athinasit pëlqejnë akulloren italiane në veçanti kur ajo është e përgatitur me qumësht të freskët dhe pemë kualitative. Ëmbëltorja Ice Scream, është vend argëtues dhe I mirë për pushim. Gjendet në tregun e Athinës për sende të vjetra në rrugën e njohur Pandrossou. (metro stacioni: Monastiraki)
Në sheshin Monastiraki para një periudhe u shtua edhe një pjesë ku mund të mahniteni me panoramën e Athinës. „360“, ofron pamje që të lë pa frymë dhe paraqet mundësi edhe për një pushim koktej (çmimet për një darkë janë të larta) në një ambient të qetë dhe të këndshëm. Më së miri është që ta vizitoni gjatë perëndimit të diellit! Mos humbni kohë duke pritur ashensorin ( para të cilit çdoherë ka tollovi) por ngjituni nëpër shkallë që çojnë deri te kopshti në majë. (metro stacioni Monastiraki)
Lagjja e afërt Psiri, e cila në të kaluarën ishte e njohur si qendër e zejeve për këpucëtar dhe lëkur, akoma ofrohen sandale me kualitet të lartë të cilat i blejnë edhe banorët lokal dhe turistët. Nga sheshi Monastiraki shkoni përgjatë rrugës Aghias Theklas ku do ta gjeni Melissinos, shitore e pazakontë ku shiten sandale prej lëkure, të punuara me dorë përskaj ekspozitës spektakolare të fotografive nga blerës të njohur.
Më poshtë në rrugën Miaouli vizitoni shitoren Karras, ku do të gjeni çanta prej lëkure, çanta dhe aksesorë tjerë me kualitet superior të bëra që ta zgjasin shumë gjatë. (metro stacioni: Monastiraki)
Shëtitja nëpër rrugën Athinias ( e cila lidh stacionet Monastiraki dhe Omonia) do kaploj ethet e tregtisë e cila realizohet pas perdeve derisa I shikoni mostrat më të mira nga arkitektura athinase neo-klasike (shek. XIX). Sheshi Kocia (Kotzia) vlen të shikohet për shkak të ndërtesave të dendura që gjenden aty, duke përfshirë edhe Kuvendin e qytetit, selinë e Bankës nacionale dhe pallatin Melas. (metro stacioni: Monastiraki, Panepistimio për sheshin Kotzia dhe Omonia).
Është befasuese ajo që pak turistë e dinë që në rrugën Athinias gjendet tregu kryesor (Varvakios Agora) I cili shtrihet në të dyja anët e rrugës si dhe në rrugët anësore Evripidou dhe Sofokleous. Të gjitha shijet e freskëta dhe më të mira nga kuzhina lokale, nacionale dhe internacionale mund të gjenden pikërisht këtu, edhe atë me çmime të kapshme. Ndërtesa Varvakios ( qendra për mish, peshk dhe prodhime deti) duhet të vizitohet kur shitoret janë të hapura, herët në mëngjes e deri në orët e vona të pasdites. Nëse dëgjoni se si ndonjë kalimtar rasti qeshet me komentet e shitësve, të jeni të sigurt se flasin për “ krizën”!
Mos e harroni pjesën nga rruga e popullarizuar Evripidou ku mund të blihen erëzat dhe bimët më të mira greke ( siç janë malotira – çaj mali nga Kriti, shafran nga Kozhani). Elixirio është shitore tipike e këtij lloji.
Prodhime tradicionale, sende të punuara me dorë dhe mjete pune mund të gjeni në shitoret e vogla që janë afër në Amorgos (To Magazaki tis Amorgou) të rrethuara me shitore për ushqim.
Jeni uritur? Tavernë e shkëlqyeshme athinase, e ofruar nga Trip Advisor, gjendet në sheshin Theatrou menjëherë nën tregun kryesor (Varvakios Agora). Taverna Klimataria, e hapur në vitin 1927 është e famshme tek banorët lokal që kërkojnë mese autentike, stimuli „kefi“ (qef), si dhe vallëzim nën shoqërimin e tingujve të Rebetiko (Rembetika)… dhe kuptohet retsina, venë lokale nga Atika, e servuar në mënyrë të mirë:direk nga vozga.
Përshëndetje dhe takohemi në Athinë! Tentoni që herën tjetër të qëndroni më gjatë.
Sofija Nikollau