Nëse i qaseni kuzhinës magjike turke, gjithmonë mund t’ju befasojë dhe fascinojë… Ketë herë bëhet me një kënaqësi të çuditshme, me një emër edhe më të çuditshëm : Pishmanije. Këto topa të pazakontë ,të shijshme e të bardha si bora “si pambuk” thjesht do t’ju lënë pa frymë!
Pishmanije
Pishmanija gjithashtu është e njohur edhe si tel helva ( hallvë teli), çekme helva ( hallvë e zgjatur) ose keten helva ( hallvë fjongo). Këto fije topash të mahnitshme të miellit të fërguar të përzier në sasi të mëdha të sheqerit, çdo verë i verbëron miliona turistë që e vizitojnë Turqinë.Tregimi për pishmanijen rrjedh nga Irani, atje emërtohet si peshmek, që don të thotë pendim, sepse ka qenë shumë e vështirë që të qëllohet brumi i përkryer , ato të cilët kanë marrë guximin që ta bëjnë këtë delikatesë, shpesh janë penduar .
Trashja ime
Në Turqi ndërkaq, legjenda është pak më ndryshe. Gjegjësisht, qyteti Izmit është i njohur gjërësisht për pishmanijet.Legjenda më e njohur thotë se në këtë qytet ka jetuar një pastiçer, i njohur me prodhimet e tij.
Shumë njerëz vetëm që të mund t’i shijojnë specialitetet e tij në radhë të gjata kanë pritur para pastiçerisë së tij.Tregtarët zbritnin nga rruga e mëndafsht duke u vënë në rrezik të madh , që të arrijnë tek ëmbëlsirat e mrekullueshme.
Pastiçeri ndërkaq, problem në vete, i dashuruar në një vajzë të shëndoshë. Gjithçka që bënte, dashuria ishte e pashpërblyer.I dëshpëruar vendosi që të prodhoj ëmbëlsirë krejtësisht të re, me shpresë se dashuria do t’i kthehet.
Me çirakët punoi me mundim dhe arriti të krijojë topa të vegjël bora nga hallva e nxjerrë. Ato janë fillimet e pishmanijeve të para. Në nder të së dashurës së tij, ëmbëlsirën e ka quajtur Pishmanije, që në turqisht don të thotëTrashja ime. Me një emër të gdhendur mirë dërgoi disa kuti nga ëmbëlsira…dhe i’a arriti ,të tërheq vëmendjen! Për kohë të shkurtë me atë vajzë u martua dhe gjatë kohë jetuan të gëzuar. Por, pas një kohe për shkak të xhelozisë dhe intrigat e të dashurës së tij, jeta me të u shndërrua në ferr të vertëtë. I pikëlluar me zemër të thyer patjetër duheshte ta lë. Duke vuajtur për dashurinë e përmbytyr , pastiçeri emrin e ëmbëlsirës e ndërron nga Shishmanije në Pishmanije, që në turqisht don të thotë “ pendim”.
Mmm shije e parezistueshme
Para disa ditësh qytetarët e Shkupit patën mundësi të shijojnë nga magjia shumëvjeçare , jo të përpunuar në fabrikë , por të bërë me dorë. Gjegjësisht në Shkup u mbajt festivali i 6-të i pishmanijes nga komuna Izmit të Turqisë , të organizuar në komunën e Çairit.
Në çarshinë e vjetër,mjeshtërit e këtij zanati , me shkathtësi dhe aftësi mahnitën numrin e madh të vizitorëve.Në mes çarshisë , para një numri të madh të adhuruesve të ëmbëlsirave dhe kalimtarëve të rastit treguan cilësitë më të larta. Procesi i punës së dorës zgjati rreth dy orë.
Pasi ishte gati , prodhimi i dukshëm final ishte gëzim për mjeshtrit.”Doli për mrekulli, i’a dolëm” tha njëri nga mjeshtërit , me buzëqeshje në fytyrë.Tek ato vëreheshte njëshqetësim i vogël nga dielli i skëtershëm i Shkupit, që mos ta ngrohë brumin për përpunim më shumë nga temperatura e lejuar .Për këtë shkak, përgatitjen e vazhduan nën hije.Një pjesë e qytetarëve për të parën herë patën mundësi të provojnë nga ëmbëlsira magjike e cila u gatua para syve të tyre. Në procesin e krijimit të topit nga pamuku morrën pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Maqedoni Gjyroll Sokmensuer dhe kryetarët e komunave të Izmitit dhe Çairit, Nevzat Dogan dhe Izet Mexhiti.
Pasi mbaroi përgatitja pishmanija u shërbye të gjithë qytetarëve të pranishëm. Pasi provuan nga ëmbëlsira ato ishin të njëzëshëm . “Mmm shije e parezistueshme. Kam provuar në paketim , por, kjo është diçka e veçantë” tha shkurt njëri nga qytetarët. Kjo ëmbëlsirë në Turqi është e njohur nën slloganin “Ai që e provon – bëhet pishman njëherë- ai që nuk e provon- bëhet pishman njëmi herë. Njeriu bëhet një herë pishman , pasi që ngrënia e kësaj ëmbëlsire pambuku është pak e ndërlikuar, nëse nuk e provon njëmiherë pishman, sepse shija është jo i përditshëm dhe duhet që të provohet.
Pergatitja:
– Së pari fërgohet mielli me vaj
– Paralelisht me të përgatitet edhe sherbeti. Ai duhet të vlojë në temperaturë prejh 180 gradë
– Pasi të zihet , sherbeti ftohet në sipërfaqe të mermerit deri 120 gradë.
– Pasi të ftofet , sherbet mer formë të peltes , ndërsa përpunohet me dorë.
– Pastaj në një tepi të madhe përzihet me brumin nga mielli.
– Pastaj vijon pjesa më e rëndë zgjatja e brumit.
– Pishmanija është e gatshme për servim.
Teksti dhe fotografitë : Husamedin Gina