Zbulimi i sekreteve ushtarake
Fshati Stracin është i njohur për shumicën në Maqedoni sepse gjendet në rrugën kryesore që çon në Bullgari. Më saktë, fshati është në vet udhëkryqin ku ndahet rruga për në Kratovë dhe monumentin natyrorë Kuklica në jug, si dhe kah Kriva Pllanka, manastiri “Shën Joakim Osogovski” dhe Bullgaria në Lindje (pika të cilën vendasit e quajnë çatall, sepse ashtu u duket udhëkryqi).
Rruga e vjetër kalon nëpër fshat dhe deri në vitin 1989 vozitësit rregullisht kanë udhëtuar nëpërmjet saj. Në atë kohë, kur kishte gjallëri në fshat, shumë udhëtar janë ndal për të pushuar. Rruga e re ka anashkaluar fshatin vetëm për 200 metra, por tani pothuajse askush nuk ndalet atje. E vizitojnë kryesisht njerëzit që kanë prejardhjen prej atje.
Fshatin Stracin nuk do ta gjeni në hartën turistike të Maqedonisë, ndryshe si Galiçnikun, Vevçanin, Brajçino, Koleshinon dhe të tjera edhe pse arrihet shumë më lehtë se në disa nga këto fshatra. Pse, nuk ka asgjë për të ofruar? Me disa orë shëtitje mund të gjeni të paktën 14 pika interesante në fshatin Stracin. Ky fshat është I llojit të shpërndarë, me lagje që janë larg njëra tjetrës, ndërsa pikat interesante janë larg njëra tjetrës prej rreth pesë kilometra dhe deri në disa prej tyre duhet të kalohet përmes kodrave dhe luginave. Megjithatë të tilla ka 14. Pra, me këtë fshati Stracin tregon se jo vetëm vendet e theksuara mund të kënaqin vizitorët.
- Shtëpi me tulla guri në formë drejtkëndëshi
Guri ishte material për ndërtim kudo. Por këtu ai është përpunuar në forma gjeometrike të cilat pastaj lehtë janë montuar në shtëpi. Faqja e parë shpesh është zbukuruar me ornamente. Jo vetëm shtëpitë, por ashtu janë ndërtuar edhe stallat, hambarët, kotecet edhe kafshët janë gëzuar arkitekturës së lartë rurale. Për fat të keq shumica e këtyre shtëpive të bukura dhe të vjetra janë braktisur ndërsa pesëdhjetë banorët e mbetur në Stracin jetojnë në shtëpi të reja në qendër të fshatit.
- Shitorja e vjetër e fshatit
E ndërtuar nga blloqet e kuqërremta prej guri e në formë drejtkëndëshi, ajo duket sikur ka ngelur me kohën. Asortimani ndoshta është i varfër por kënaqësia për të blerë aty është shumë më e madhe se sa në atmosfera sterile të shitoreve urbane.
- Kisha e shekullit të 19-të
Kisha e vjetër “Shën Dimitrija” qëndron në atë vend që nga viti 1847, sipas mbishkrimit në një nga muret. Ka formë të thjeshtë drejtkëndëshi e cila është tipike për këtë rajon të Maqedonisë (veri-lindje), edhe pse është e pazakontë për shumë pjesë tjera të krishterimit ortodoks.
- Varrezat si në film horor
Aftësitë e larta për përpunimin e gurit banorët I kanë përdorur edhe për të nderuar të vdekurit. Varet e braktisura dhe të mbuluara me bar sot mund t’i impresionojnë dashamirët e estetikës gotike dhe ata që duan filma horor.
- Altar i çuditshëm prej guri
Është I vendosur në një vend ku nuk ka varreza, as kishë, por afër një livadhi ku njerëzit me parë janë mbledhur për festa. I ngjan një altari sakrifikues por askush nuk e di saktë se çfarë është.
- Tryeza e gurit
Edhe pse I ngjan varrit, në këtë vend më parë njerëzit janë ulur për të ngrënë drekë gjatë festave. është e vendosur në kodrën mbi kishën. Tre reshta blloqe guri të gjata 20 metra, dy prej të cilave përdoren për ulje dhe reshti I mesëm për tu shërbyer ndërsa në krye të vendit qëndron kryqi. Një kohë të gjatë nuk është përdorur prandaj në pjesën e poshtme tashmë janë rritur pemë (dru).
- Llogore e bunker nga Lufta e Dytë Botërore
Fshati Stracin është vend ku ka pas luftime të ashpra mes partizanëve dhe ushtrive okupatore në Luftën e Dytë Botërore. Gjurmët e luftës janë kudo ndërsa bunkerët janë të ndërtuar aq fortë që edhe sot mund të jenë në funksion vetëm nëse pastrohen hyrjet. Por më mirë do të jetë që të mos kemi nevojë për to.
- Çezma-përkujtimore
Çezma qendrore e fshatit është dedikuar për 33 partizanët e vrarë në Luftën e Dytë Botërore, të cilët kishin prejardhje nga fshati Stracin dhe fshatrat përreth.
- Barrikadat anti-tanke
Fshati Stracin gjithmonë ka qenë vend strategjik kështu që në kohën e Jugosllavisë këtu ishte e vendosur barrikada për të parandaluar pushtimin me tanke nga Lindja. Pushtimi nuk ka ndodhur asnjëherë ndërsa me rrethanat aktuale politike në rajon tashmë nuk ka asnjë rrezik për këtë. Mirëpo trekëndëshat masiv të çelikut ende qëndrojnë dhe pengojnë vetëm kafshët që lirshëm të kalojnë në anën tjetër të livadhit.
10. Baza nëntokësore ushtarake e braktisur
Sekreti i ruajtur mirë i fshatit Stracin në kohën e Jugosllavisë. Rrjeti i tuneleve i cili shtrihet nën dy kodra ku me herët janë mbajtur pajisje ushtarake dhe makineria, ndërsa vendasve u është ndaluar qasja atje. Sot ajo është e braktisur, hyrjet janë të maskuara dhe mund të shihet vetëm përmes hapjeve të vogla.
11. Burimet e ujit
Kjo ndodhet përgjatë rrugës së fshatit, ndërsa disa të tjera janë të fshehura thellë në pyje. Fshatarët i kanë rregulluar të gjitha që i gjetën. Qindra vjet i shpëtuan nga etja ata që endeshin nëpër kodra.
12. Pemët e mëdha e të vetmuara
Në Maqedoni ekzistojnë pesëdhjetë drunj që janë të vjetër qindra vjet dhe janë të mbrojtur si pasuri natyrore. Ky lloj druri në Stracin nuk bën pjesë në këtë listë, por sipas asaj se sa e ngjashme është me ato drunj, sigurisht ka disa shekuj nën rrënjët e saj.
13. Pylli magjeps
Në tregimet për fëmijë shpesh përmenden pyje ku askush nuk mund të hyjë ndërsa ai që do të tentoj ta bëj atë nuk do të mund të del. Mjedisi i një çezme të vjetër në një lagje të braktisur, tani është i mbuluar aq shumë me gjemba, është i përmbysur duke bërë të pamundur për të kaluar nëpërmjet saj. Nuk mundëm të verifikojmë nëse tani kur njerëzit nuk janë më, nëse në çezmë mblidhen zanat.
14. Rezervati natyrorë
Vendi i quajtur Plloçi është vend i rrafshët me pllaka të mëdha guri në majën e një kodre. Është i njohur për nga pellgjet e vogla në gur. Gjatë kohës nëpër shkëmbinjtë janë bërë vrima të cilat janë mbushur me ujë pas çdo shiu. Pra në to është zhvilluar bota e vetme e gjallë e mikroorganizmave të cilat janë endemike. Prandaj ajo është e mbrojtur si rezervat natyrorë. Jo se mikroorganizmat kanë potencial për turizëm por vendi është shumë i bukur. Qindra liqene miniaturë, kanione dhe gryka do ta kaplojnë imagjinatën tuaj dhe do ju kthejnë në fëmijëri, kur ju keni imagjinuar një botë të vogël xhepi. Pellgjet më të vogla janë sa një pëllëmbë ndërsa të mëdhatë janë nga një metër katrorë. Disa janë të mbushura me ujë ndërsa të tjerat me bar, myshk dhe lule. Nëse i vizitoni në pranverë apo vjeshtë pas një periudhe me shi, do kënaqeni me bukurinë e tyre.
Goce Trpkovski