12 arsye t’i doni verërat greke

1. Greqia synon prodhimin e verërave cilësore në sasi të vogla. Rreth 5 milon litra verë prodhohen në vit më çka Greqia vihet në rangun e rajoneve më të rëndësishme të prodhimit të verës.

greek wines1

2. 275 lloje vendore të rrushit të verës kultivohen në Greqi. Pjesa dërmuese janë lloje vendore të cilët nuk mund të gjenden jashtë vendit.

3. Dëshmitë më të vjetra arkeologjike për shtrydhjen e rrushit në botë janë gjetur në Greqi.

4. Rajoni i parë grek për të cilin ka dëshmi se në mënyrë komerciale i ka promovuar dhe eksportuar verërat e veta nëpër Mesdhe  është Kreta, rreth 2700 vjet para epokës së re.

5. Kulti i Dionisit, perëndisë së verës në Greqi është sjellur nga Azia rreth 1300 vjet para epokës së re. Festivali për nder të Dionisit ka përfshirë gara sportive shfaqe teatrore dhe gara poetike.Në kohën e sotme, organizohen festivale dhe panaire rajonale të verës gjatë tërë vitit. Turizmi fshatar bashkë me prodhimtarinë e verës është gjithashtu një mënyrë e mirë të zbulohet se në çfarë mënyrë tradita kombinohet më teknologjinë bashkëkohore në bodrumet e vogla të verës. Për më shumë informacione vizitoni këtë faqe: http://www.newwinesofgreece.com/en/visit/index.html)

Porto_Carras_GrandResort

6. Një ndër orvajtjet e para të kombinohen turizmi dhe prodhimtaria e verës është vendi turistik Porto Karas në Sitoni të Halkidikit . Në këtë pronë prodhohen shumë lloje të verës më cilësore dhe është rajoni më i madh në Greqi ku prodhohet verë organike.

7. Sezoni i vjeljes së rrushit në shtator quhet Trigos dhe gjithmonë është i përcjellë me kremtime më të mëdha ose më të vogla në mbarë Greqinë. Emri popullor për shtatorin është Trigitis që në përkthim don të thotë vjelje e rrushit. Këngët dhe vallet popullore gjatë vjeljes së rrushit janë shumë të hareshme.Në Athinë ka një numër të madh këngësh të cilat janë kënduar në periudhën e viteve 1900- 1940 me çrast është kënduar vera , vecanërisht vera lokale Recina e pasuruar me aromë  rëshire pishe.

GreekWine18. Vera më e vjetër me shenjë për prejardhjen gjeografike nga Greqia vjen nga rajoni Mesinia dhe quhet Denthis. Rreth 30 % e vreshtave në Greqi kultivojnë rrush vere me prejardhje të regjistruar gjeografike.Shumica e tyre gjenden ( sipas hektarëve ) në rajone të Peloponezit , Egjeu verior dhe jugor.

9. Hulumtimet bashkëkohore dhe zhvillimi i prodhimtarisë së verës filluan në vitet 1970 dhe prej atëherë janë  në rritje permanente duke përfshirë prodhimin e një asortimani të gjërë të verërave organike. Çdo vjet , verëra greke të bodrumeve të vogla e të mesme fitojnë shumë mirënjohje për cilësi dhe risi në manifestime të rëndësishme ndërkombëtare.

10. Ujdhesat Samos, Limnos , Santroini dhe qyteti Patras prodhojnë verëra të shkëlqyeshme, çdo njëra me ngjyrë dhe aromë specifike. Nama është një verë e ëmbël që shfrytëzohet për nderime në kisha kurse mund të blehet nëpër shitore në mbarë Greqinë.

11. Uilijam Shekspiri e këndonte Malvazën, verë e cila edhe sot prodhohet në qytetin Monemvasia në Peloponez.

12. Si është traditë në evropën jugore, në Greqi vera konsumohet në sasi të vogla me ushqim dhe shoqëri të mirë. Shkencërisht është e dëshmuar se një gotë verë e kuqe në ditë, ndihmon në parandalimin e kancerit dhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

Sigurisht se ka më tepër se këto arsye për ta dashur verën dhe traditën greke,që është e lidhur me të.Për të zbuluar  më tepër arsye për veten tuaj, ne ju ftojmë (cfarë tjetër?)…t’i shijoni ato!

Gëzuar!

Sophia Nikolaou

Comments