Vizita virtuale në Parthenon

A keni dëshiruar ndonjëherë ta vizitoni Parthenonin por asnjëherë nuk keni pasur mundësi ta realizoni këtë udhëtim? Diçka shumë  e ngjashme me dëshirën-turne virtuale prej 360˚ mbi dhe rreth  gurit të shenjtë tani më është në dispozicion për të gjithë!

part image 4

Ekipi rus AirPano.ru projektoi aplikacion i cili mundëson turne spektakolare në rezolucion të lartë rreth këtij monumenti athinas. Përvoja e shfrytëzuesve është reale dhe dramatike derisa lundrojnë mbi tempujt dhe rregullojnë drejtimin dhe perspektivën nga e cila dëshirojnë të shohin, ndërsa njëkohësisht informohen për gjithçka që shohin. Oferta përfshin edhe artikullin informativ mbi historinë dhe përpjekjet për vet vendin e vizitës.

Akropoli athinas nuk është larg qytetit por gjendet në qendër të Athinës, ndërsa kjo mundëson që shfrytëzuesit e aplikacionit t’i hulumtojnë dhe shqyrtojnë monumentet dhe rrugët rreth qytetit të vjetër dhe të zbulojnë çfarë akoma mund të shihet si lidhje mes të lashtës dhe modernes, diçka që karakterizon Athinën e sotme. Ajo që bie në sy në të gjitha fotografitë është qielli i ndritshëm i Athinës i cili çdoherë është inspirim për fotografët.

part image3

Pamja e parë nga perspektiva e zogjve,  e qytetit dhe maleve duke u lëshuar deri tek deti dhe porti i Pireut është pamje që edhe banorët lokal nuk mund ta përjetojnë çdo ditë, përveç nëse nuk janë zogj, apo jo?

Ekipi krijues rus ka prodhuar një numër të madh të projekteve të tilla për monumente të mrekullueshme natyrore dhe monumente të bëra nga dora e njeriut përfshirë edhe Masai Mara në Kenia, Mont Saint Michel në Francë, malin Everest në Nepal, Taxh Mahal në Indi dhe Kanionin e Madh në Amerikë.

Aplikacionin për Athinën mund ta gjeni në linkun më poshtë:

http://www.airpano.ru/files/Acropolis-Athens-Greece/2-3-2?scene=s2&?ath=-112.04&?atv=34.50&?fov=90.00

Photo: www.airpano.com

Sophia Nikolaou

Comments