T’JU SHPJEGOJMË: Hidh një sy në xhepin e shtetit

MK

A e dini se nga çdo gjë që prodhojmë, fitojmë dhe shpenzojmë, i japim një të tretën dikujt tjetër? Ky tjetri është shteti, si një sistem i ligjeve dhe institucioneve. Ata, që të punojnë për popullatën, marrin para nga qytetarët. Kjo është ajo që ne e quajmë buxhet. Ndryshe nga sektori privat ku ne fillimisht shohim e më pas japim para, këtu paguajmë pa parë dhe pastaj shohim se çfarë është bërë për ne.

Një individ i zakonshëm i paguan shtetit të paktën në pesë mënyra: kur fitojmë diçka, kur blejmë diçka, kur të na ecë puna, kur blejmë diçka të importuar, ose kur blejmë diçka që në jetë  konsiderohet  përtej nevojave thelbësore.

Të gjitha këto janë përbërësit prej të cilëve bëhen pitet që i përgatit Ministria e Financave. Kur kjo pite të arrijë në tryezë, është shumë e rëndësishme se si do të ndahet në pjesë, gjegjësisht kush sa do të marrë. Por më e rëndësishme është se kush çfarë do të bëjë me pjesën e tij. Fëmijëve nuk u lejohet të luajnë me ushqim, pra edhe institucioneve nuk duhet lejuar që të luajnë me parat.

Nëse nuk është e mjaftueshme logjika se kur japim para, duhet të shohim se çfarë bëhet me to, grumbulluam të dhëna si shembull se çfarë ndodh kur nuk shohim. Kontrolluam pesëmbëdhjetë institucione me buxhetet më të larta. Shqyrtuam furnizimet publike dhe raportet e revizionit të katër viteve të fundit, për të parë shpenzimet nga dy qeveritë e ndryshme.

Rezultati: Edhe pse pjesët më të mëdha të piteve janë pothuajse gjithmonë për obligimet e tyre themelore, ka gjithmonë thërrmija që bien në tavolinë ose në dysheme. Dhe kur thërrmijat grumbullohen, ato janë aq të mëdha sa një pjesë e pites.

T%u2019JU SHPJEGOJMË - Hidh një sy në xhepin e shtetit_1_Moment3

THËRRMIJAT RRETH TAVOLINËS 

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve shpenzon miliona për të nxjerrë vendbanimet nga shekulli i 19-të, duke ndërtuar ujësjellës, kanalizime dhe nevoja tjera themelore. Por për katër vjet kanë ndarë mjete edhe për vetura zyrtare. Më konkretisht 90,000 euro për gjashtë vetura.

Të udhëhequr nga logjika – është e kotë të bësh nëse nuk lavdërohesh, në vitin 2015 ka paguar 5 700 euro për të promovuar projektet e saj. Po atë vit Qyteti i Shkupit pagoi 12,5 mijë euro për reportazhe televizive për arritjet e saj. Qeveria e tanishme, nuk pret që të tjerët ta fotografojnë kështu që ka blerë pajisje fotografike prej 36 mijë euro dhe pajisje televizive prej 10 mijë euro.

Ministria e Mbrojtjes më së shumti ka harxhuar për karburante, uniforma dhe pajisje. Por një shtëpi për qentë e ushtrisë i ka kushtuar 200 euro.

Ministria e Shëndetësisë më së shumti ka shpenzuar për ilaçe, pajisje mjekësore dhe nevoja tjera të institucioneve shëndetësore. Por nëse ndonjëherë keni ngecur në kaosin e trafikut në Qendrën Klinike, duhet ta dini se para katër viteve janë harxhuar mbi 8,000 euro për një projekt që ka të bëj me regjimin e përkohshëm  të trafikut, derisa ndërtohen objektet atje.

Fondi Shëndetësor është i vendosur larg pluhurit të Qendrës Klinike, por ka lidhur kontratë për larje të automjeteve prej 270 denarëve për shërbim, që kushton 200 denarë në shumicën e serviseve në Shkup

Agjensioni për Mbështetje Financiare të Bujqësisë ka mbështetur veten me laptopë në vlerë prej 1,100 euro.

Këto janë thërrmijat por nganjëherë ka kafshata të tëra që janë të vështira për tu gëlltitur. Tenderi më i madh i Qytetit të Shkupit ishte për rindërtimin e fasadave në qendër, ndërkohë i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale – ishte vikend falas për pensionistët,- kontratë kjo e nënshkruar pesë ditë përpara zgjedhjeve parlamentare.

Ministria e Arsimit shpenzon miliona euro çdo vit për blerjen e teksteve shkollore nga të njëjtat firma, pa tender. Shteti nuk zotëron të drejtat e autorit të teksteve të veta, kështu që varet nga firmat private.

T%u2019JU SHPJEGOJMË - Hidh një sy në xhepin e shtetit_1_Moment22

KUR REVIZORI DO TË KONTROLLOJË 

Të gjitha këto të dhëna mund t’i sheh çdokush, nga kompjuteri i tij në shtëpi. Por çfarë ndodh kur një institucion profesional siç është Enti për Revision do të hedh një sy në xhepin e shtetit? Mes tjerash do të shohë se Qeveria dy vjet resht ka shpenzuar nga 10 milionë euro për programin e quajtur “Reforma në  Administratën Publike”, prej të cilave 99.5 për qind ishin për punësime të reja nga marrëveshja kornizë dhe 0.5 për qind … E pra, për reforma.

Dy paragrafët që krahasohen më së shumti në buxhet janë sa shteti harxhon për pagat, dhe sa për të ndërtuar diçka gjegjësisht investimet kapitale. Syri i mprehtë i revizorit vuri në dukje se kostot e pagave u rritën me rreth 50 milion euro për pesë vjet. Kjo është sa paga mesatare për rreth 7,000 njerëz. Investimet kapitale, megjithatë, kanë rënë për 25 milionë euro. Këto janë sa dhjetëra kopshte të reja ose shkolla.

Por edhe kur shteti ndërton, kjo nuk do të thotë se ai ndërton me çmim të ulët. Ministria e Transportit nga gjithsejtë nëntë oferta, ka përzgjedhur ofertën më të shtrenjtë për ndërtesën e saj barok. Si? Në fillim kanë aplikuar nëntë kompani, në fazën e dytë kalojnë pesë, oferta dërgojnë katër  ndërsa tre heqin dorë në ditën e ankandit. Shembull si në vend të 2.1, të lidhet kontratë për 4.1 milionë euro. I cili është rritur edhe për 25 për qind me anekset.

Fondi për sigurim pensional u bë sinonim për zbrazëtira. Më shumë para në të vijnë direkt nga buxheti, dhe më pak nga kontributet për pension të punëtorëve. Por kjo nuk e pengoi që të fillojë një praktikë të çuditshme në furnizimet publike, të cilën e vërejtën revizorët.

Zakonisht, kur kompanitë konkurrojnë në një ankand elektronik, ata vazhdimisht ulin çmimin e tyre dhe kur të tjerët heqin dorë, ai që ka qëndruar me çmimin më të ulët fiton. Por fondi nënshkroi kontrata me fituesit jo me çmimet që fituan, por me çmimet e para që u ofruan, të cilat janë më të larta.

Atij që punon më shumë duhet t’i paguhet, por të punësuarit në Ministrinë e  Transportit kanë marrë mjete shtesë për punë jashtë orarit sepse erdhën më vonë në punë dhe shkuan më vonë. Pra u llogaritën vetëm orët pas orarit të rregullt të punës. Kushdo që është i mirë në punë duhet të përparojë, por Agjencia për mbështetje të bujqësisë ka shkarkuar pesë punonjës vetëm për t’i punësuar ata menjëherë në pozita shumë më të larta për të cilat nuk ishin të kualifikuar.

T%u2019JU SHPJEGOJMË - Hidh një sy në xhepin e shtetit_1_Moment24

Si mund të hedhim një sy në xhep

Të gjitha këto të dhëna janë në dispozicion për të gjithë që kanë një kompjuter dhe internet. Atë që nuk mund ta gjeni këtu, çdo qytetar mund të kërkojë informacion. Vetëm duhet të dërgoni kërkesë në arkiv.

Ka një trend pozitiv. Në katër vitet e fundit, vazhdimisht janë thyer rekorde për parashtrimin e kërkesave për informacion. Në vitin 2017 kishte rreth 10 mijë kërkesa. Por kjo është sikur 0.5 për qind e popullatës të ishte e interesuar për punën e shtetit. Për të tjerët, nuk e dimë sa i intereson politika.

Kërkuam informacion nga15 institucione për atë se sa qytetarët kishin pyetur për punën dhe kostot e tyre në katër vitet e fundit. Përgjigje morëm vetëm nga trembëdhjetë prej tyre. Agjencioni për Punësim është kampion absolut, ndërsa larg saj për vend të dytë luftojnë Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Financave. Rrallë kush ishte interesuar për institucionin që ka në dispozicion 17 milionë euro në vit që t’i shërbej të tjerët – Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta. Pak ishin të interesuar edhe për shpenzimet në gjykata, dhe në fondet nga të cilat varet shërimi ynë dhe jeta jonë në pleqëri. Qeveria, Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Punësimit janë ato që më shpesh refuzojnë të përgjigjen.

Është interesante se në vitin kur u ndërrua pushteti kishte një kërcim të lartë në kërkesat për informacione. Kërcim si nga shtëpia në një rrokaqiell.

Numri i vogël i kërkesave do të ishte në rregull nëse vetë institucionet do të publikonin të dhënat,  që askush të mos i lus.

Se sa institucionet janë dorështrënguar rreth informacioneve për parat dëshmon ajo se numri më i madh i ankesave për mos përgjigje të kërkesave ka të bëj me punën e tyre financiare.

Një pjesë e vërejtjeve i referohet punës së qeverisë së kaluar dhe një pjesë të së tashmes. Kush është përgjegjës? Që të dyja. E para për veprimet e saj. E dyta për veprimet e saj dhe mos marrjen në konsideratë  ato të mëparshmet.

 

 

 

Comments