Rruga në botën tregtare Shkup-Stamboll

Tregtarët e kanë kaluar rrugën mes Shkupit dhe Stambollit ndër shekuj.  Shtetet dhe perandoritë janë ndërruar,  por kjo lidhje e fortë tregtare ka mbetur akoma. Edhe sot, një numër i madh i prodhimeve  që prodhohen nëpër dyqanet e Shkupit, para së gjithash ato tekstile vijnë nga qyteti më i madh turk. Për adhuruesit e statistikës precize, Turqia është një nga importuesit më të mëdhenj në Maqedoni, nga ku kanë hyrë mallra në vlerë mbi një miliard dollarë në tre vitet e fundit.istanbul_trade12_balkon3

Udhëtimi për furnizim në Stamboll është një rrugë në botën tregtare të Bosforit. Nuk është në botën e shopingut, por në botën e një tregtie më të  madhe, nga e cila jetojnë mijëra familje në Maqedoni dhe me miliona në shtete tjera. Kjo është bota në të cilën edhe në derën e dyqanit më të vogël njeriu do të shoh mbishkrimin ‘Hapur’, të shkruar në gjuhën turke, ruse dhe arabe,që gjithkush ta ketë të qartë se gjendet udhëkryqin  e civilizuar.

istanbul_everthing_balkon3

Ku gjendet Stambolli tregtarë? Ai është gjithkund. Nuk ka vetëm një lokacion. Gjithmonë afro qindra-metra nga rrëmuja turistike. Derisa disa shtyhen që të fotografohen,vetëm një rrugë më poshtë shtyhen që të blejnë dhe shesin. Kjo është bota e cila nuk ka ndryshuar thelbin e saj që nga shekulli i mesëm, ndoshta para erës otomane.  Ky është një kompleks nga më shumë Çarshi,në të cilat ndoshta rrugicat janë shtruar me pllaka të reja, ndërtesat kanë ndryshuar pamjen, mallrat që ofrohen kanë ndryshuar ndër shekuj,por thelbi mbetet. Në këtë botë gjithkund mund të takohen karakteret  të cilat ndonëse kanë mbijetuar edhe në Shkup në një formë reziduale, mirëpo për to dëgjojmë vetëm në përralla.

istanbul_trade6_balkon3

Në botën e hamalleve dhe thasëve të bardhë

Të tillë janë hamallët, për shembull. Pa pushim I shtyjnë karrocat e tyre lart e poshtë nëpër rrugët kodrinore. Madje edhe me qindra kilogram ngarkesë mund të jenë më të shpejtë se një këmbësor mesatarë. Ata janë kudo dhe çdoherë kanë përparësi gjatë kalimit. Nuk kanë tarifë standard, secili bën Pazar për vete varësisht nga malli që ka dhe deri ku duhet të dërgohet. Pra, sa I madh është numri I tyre dhe sa janë të zënë, si duket gjithmonë do të ketë punë për hamallë në Stamboll.

istanbul_trade7_balkon3

Të ngjashëm janë edhe nxënësit. Djem të ri, disa edhe në moshën 10 vjeçe, gjithnjë të gatshëm të ndihmojnë aty ku është e nevojshme. Ata shërbejnë për të sjell çaj dhe kafe,  për të blerë ushqim, madje edhe për  të përcjell një informacion deri te fqinjët ( pa marr parasysh që kohë të gjatë sundon epoka e telefonisë celulare).

istanbul_trade9_balkon3Tregtarët e Stambollit mund t’i ofrojnë çaj, kafe apo ujë çdo kalimtari që do e shohin të lodhur nga bredhja e gjatë në kërkim të mallrave. Edhe në qoftë se pret që ai të blej ndonjë gjë prej tyre. Por nikoqiri i mirë zakonisht shpërblehet me besnikërinë e blerësit.

Ashtu si në çdo Çarshi, edhe këtu vlejnë rregulla të veçanta të sjelljes që mund të duken të pakuptimta për kalimtarët e rastit. Për shembull, kushdo ka të drejtë në çdo kohë të ditës që të mbyll rrugën me makinën e tij, maune ose kamion që të mbush dyqanin me mallra. Ata që do të vijnë pas tij do të ndalen dhe në qetësi do të presin deri sa të mbaroj puna. Askush nuk kundërshton apo t’i bie borisë së makinës. Ajo konsiderohet si turp I madh. Si mundet dikush të kundërshtojë kur edhe ai është përcaktuar ta bëj të njëjtën gjë? Përveç kësaj, të gjithë shohin se askush nuk ndalet më shumë se sa është e nevojshme. Nuk pi çaj ose kafe, as nuk bisedon, vetëm shkarkon sa më shpejt të jetë e mundur dhe e vazhdon rrugën. Një tjetër mbetet për të rregulluar dokumentacionin. Rregulla e vetme në këtë rast është që secili të tentoj që të lë sa më shumë hapësirë për këmbësorët dhe për hamallët me mallrat e tyre.   Ata janë, megjithatë qarkullimi I gjakut dhe nuk duhet të ndalohen.

istanbul_trade3_balkon3

Ka edhe shumë gjëra të tjera që e bëjnë këtë botë njëkohësisht moderne dhe mesjetare. Dyqanet edhe pse shërbejnë si qendra shpërndarëse për shitje me shumicë, janë shumë të vogla dhe të mbushura me mallra.  Edhe në kushte të tilla, të cilat vërtetë duken si dyqane porcelani ku hynë elefantët, pronarët e dyqaneve arrijnë me shkathtësitë e tyre ti tregojnë çdo gjë klientit që ai dëshiron të shohë. Të gjithë mburren me biznesin e tyre por ankohen se u plakën  duke tregtuar çdo ditë nga mëngjesi deri natën vonë.

istanbul_trade8_balkon3 istanbul_trade2_balkon3

Para kemi, por asnjëherë nuk gjetëm kohë për t’i shpenzuar- tha një pronar 52 vjeçar i dyqanit.

Nga qindra brende të tekstilit,  kryesisht prodhim vendas turk, secili zgjedhë diçka sipas shijes së tij por edhe sipas shijes së klientëve në qytetin ku bën shitjen. E gjithë kjo paketohet në qese të mëdha të bardha, të cilat mbyllen me ngjitëse dhe me një shkathtësi të madhe e cila nuk lejon që të hapen qeset gjatë transportit. Disa në shaka thonë se në Stamboll në ditë harxhohet më shumë ngjitëse se sa është e gjatë rrjeti rrugor i qytetit.

istanbul_trade1_balkon3 istanbul_trade10_balkon3

Mallrat e paketuar hamallet i dërgojnë deri në qendrat për transport. Prej atje, transportuesit i dërgojnë në Maqedoni, Rusi, Algjeri, në çdo vend të klientëve të tyre. Ashtu si në mesjetë, në epokën otomane, në kohën moderne njëqind vjet më parë. Njëjtë është edhe sot.

Goce Trpkovski

Comments