Predrag Luciq dh Boris Dezhulloviq – Meloditë e komës dhe tregtisë

MK EN

Vështir se diçka më të madhe se gjilpëra mund të mblidhte kafeneja e Zagrebit “ No sikiriki”, ku një të shtune mbrëma u mblodhën më shumë se 100 persona, të etur të dëgjojnë “ Meloditë e komës dhe tregtisë” nën interpretim të Petar Luciq dhe Boris Dezhulloviq.lucic_dezulovic_melodije

Dueti i rrezikshëm magjepsi publikun edhe pse diçka më pak edhe nuk pritej.  Vlen të theksohet energjia pozitive e publikut. Kur themi energji nuk e themi vetëm si frazë por se një kohë të gjatë nuk kishim parë diçka të tillë në një vend. Një ekip i vogël i miqve tanë nga web faqja Lupiga u gjet në “No sikiriki” dhe vuri re këtë gjest dhe montoi “Meloditë e komës dhe tregtisë” nga studio Ludezh. Për fillim kënaquni në një regjistrim njëzet minutash.

“ Faleminderit që u realizua parashikimi i një mikut tim i cili tha se për shkak të motit të mirë në Zagreb këtu sonte do të ketë më pak njerëz se sa prisnim”. Filloi zëri i parë i duetit, Predrag Luciq dhe menjëherë pa shumë vonesë së bashku filluan këngën e parë,  duke vënë në dukje se bëhet fjalë për këngë të vjetër. Pikërisht kënga “ Euroslavija” është shkruar në vitin 1994 dhe e botuar sot vonë nga Feral Tribune të cilën na e kujtoi Dezhuloviq me bluzën në të cilën ishte theksuar logoja e njohur e Feralit.

Ky ishte vetëm fillimi i mbrëmjes fantastike në  “ No sikiriki”, nga ku vërejtëm se askush nuk shkoi i pakënaqur. Pothuajse tre orë Luciq&Dezhuloviq i entuziazmuan ata që patën fatin të hyjnë në këtë kafene në Zagreb ndërsa në këtë repertor u gjet vend edhe për leximin e poezive të Dezhuloviq të përmbledhura në librin me titull “ Këngë nga Lora” .big_velika

Duke pas parasysh temën, e cila përskaj cirilikes, më së shumti e shkatërroi publikun kroat në muajt e fundit, gjithsesi nuk u anashkalua as përkushtimi i iniciativës “Në emër të familjes” dhe simpatizantëve të saj të shumtë në formë të vargjeve: “ Në hapësirë gjithçka është e pastër, e njëjta nuk anon nga e njëjta, atje nuk ka person tjetër, Kozmosi nuk është gay” e cila është e publikuar në Feral me titullin “ NASA lason HDZ-të në hapësirë pasi atje nuk ka homoseksual”. Mos u merakosni nuk është lënë anash as Marko Perkoviq Tomson, ku gjatë muzikës dëgjuam disa përkthime  si për shembull “ Dilani im, probatini im i dashur”, si dhe disa këngë të cilat, siç pohojnë djemtë nga Studio Ludezh,  nuk këndohen në Kroaci .

Në vazhdim incizimi njëzet minutash të Lupigës, nga e cila shpresojmë se do të vërtetoni se performansa e Luciq dhe Dezhuloviq vlejnë të shikohen.

Marrë nga  www.lupiga.com

Comments