Pranë varrit i pa vdekur

Një ngjarje e pazakontë, madje do ta quaja fenomen, ka ndodhur në kryeqendrën Kosovare, Prishtinën apo thënë më saktë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Nëse ju bie rasti të kaloni përreth varrezave të të krishterëve apo shkoni enkas për ti vizituar këto varreza lagjen Arbëria në Prishtinë, do ta gjeni edhe varrin e akademikut Mark Krasniqi, personalitet i njohur jo vetëm në Kosovë por në mbarë trevat shqiptare dhe më gjerë.

Në varrin e akademikut Krasniqi është e gdhendur fotografia e tij, emri, data e lindjes megjithatë mungon data e vdekjes, kjo nuk është e rastësishme, jo se kanë harruar që ta gdhendin edhe datën  vdekjes por nga fakti se ai jeton dhe është ende i gjallë dhe shënosh e mirë.Mark_KrasniqiNë mediat kosovare kohëve të fundit qarkullonte në internet fotografia e tij, ku ai shfaqet pranë varrit të tij, jo si një hije por për së vërteti dhe teksa shikon varrin e vet, akademiku Krasniqi thotë se po ndihet shumë mirë, madje edhe i kënaqur sepse e di ku do ta kalojë jetën përgjithmonë.

Kësaj i thonë me ia bë varrin vetës. Rahmet i pastë shpirti”, thotë ai me të qeshur. Vdekja për të, është diçka normale dhe sipas tij, njeriu që në lindje është i dënuar të vdesë.

Akademiku Krasniqi i pyetur se vallë në Kosovë është problem toka e varreve, se nuk ka shumë tokë dhe varrin duhet me e marrë më përpara, apo ekziston ndonjë filozofi e tij se pse e ke bërë varrin para kohe?

b4cbfiles.php_

 

“Meqense ne shqiptarët jemi të prirur se si ta mbarojmë gjatë jetës një shtëpi, sa më të mirë e sa më të bukur, të kemi kulm mbi kokë, por pse mos me e mbaru një shtëpi moderne me thanë siç është ky varr imë, sepse vdekja është gjë normale, është fundi i jetës që mua aspak nuk më frikëson”, u shpreh Akademik Mark Krasniqi.

Ndërkohë i pyetur se a ka bërë prova ndonjëherë, a është futur për së gjalli brenda në varr për të parë se si ndihet, ai me përgjigje se ka qenë një ndjenjë e pa-përshkruar.

“Pata hyrë njëherë kur e përfunduan punën mjeshtrit, mu duk i mirë shumë meqë edhe ishte vapë jashtë derisa aty brenda ishte freskët, dhe ndejta pak. Madje thash se qenka mirë me ndej e dhe për së gjalli e le më pasi të ndërrosh jetë”, u shpreh akademik Mark Krasniqi.

Bedri Rexhallari

Comments