Mish i pjekur: Tava javore me mish të pjekur në mënyrën greke

Mirë se erdhët në drekën zyrtare javore greke!

Kjo është një nga ushqimet që nuk kanë shijen e njëjtë si në shtëpi si në restorant. Aq shumë jeni mësuar me versionin shtëpiak, edhe goja është mësuar me shijen e njëjtë ndër vite, në sasinë e saktë të erëzave dhe trashësinë e salcës. Si do që të jetë,është e nevojshme pakujdes,pak dashuri dhe secili do të mund të përgatisë  ushqimin e njohur nëpër gjithë Greqinë si “Dreka javore”.rosto2 balkon3

Përbërja:

1.5 kg mish viçi të lidhur me pe kuzhine

2 kokrra qepë të kuqe

5 kokrra hudhra,të prera përgjysmë

1 shkop cimet

1 lugë kafeje me erëza të përziera

100 ml venë e kuqe

1 kg domate të freskëta (mund të ndërrohen me domate të konservuara)

2 lugë supe me pire shtëpie,të përzier  me ¼ e filxhanit me ujë.

2  lugë supe me sheqer

krip dhe biber

1 kg brumëra të gjata në formë gypi,mund të ndërrohen me lingvini,pene apo rigatove

50 gr gjalpë

½ e filxhanit me vajë ulliri

rosto 4 balkon3

Përgatitja:

Me thikë e preni mishin në disa vende dhe e fusni hudhrën  me pak krip dhe biber. Pak e fërgoni mishin në vajë ulliri  në zjarr të fortë  deri sa të merë ngjyrë kafeje të arit nga të gjitha anët. Pastaj zvogëlojeni temperaturën de e shtoni qepën. Fërgojeni disa minuta duke e përzier kohë pas kohe nga fundi i fërteles.  Pasi vena të avullohet atëherë shtoni domatet, piren nga domatja, sheqerin dhe erëzat.  Mbulojeni tavën, zvogëlojeni temperaturën dhe lëreni të vloj  (rreth 2 orë) derisa mishi të zbutet dhe salca të trashet.

rosto 1 balkon3Brumërat zieni sipas instruksioneve të paketimit dhe veni në kulluese që të kullojnë. Shkrijeni një copë gjalpë në tavë, hidhni brumërat dhe përzieni.

Nxjerrni  mishin, largojani perin e kuzhinës dhe prijeni me thikë në copa të holla. Vendosni brumërat në pjatë për servim  dhe mbi to vendosni copat e mishit  dhe lyeni me salcë.  Pjesën e mbetur të salcës  shërbejeni në pjatë për salcë.  Tradicionalisht ky ushqim shërbehet me djathë dele apo dhie, por mund të përdoret parmëzën apo çfarëdolloj djathi tjetër.

 

Ju bëftë mirë!

Sophia Nikolaou

Comments